Negociatat/ Bushati: Ky vend nuk quhet shtet dhe jo më të meritojë të shkojë në Bruksel

0
211

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka folur së fundmi për Euronews rreth rrugëtimit të Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Ai theksoi se Shqipëria nuk është gati për t’u anëtarësuar për në BE, por është “më se gati për të hapur negociatat”.

Analistët Andi Bushati dhe Baton Haxhiu diskutuan në emisionin “Shock”  në Euronews Albania rreth përpjekjeve të vazhdueshme të Shqipërisë, e cila kërkon të bëhet pjesë e BE-së.

Analisti Bushati thotë se Shqipëria nuk është gati për të shkuar në Bruksel. Ai tha se vendi ynë ka probleme të theksuara, ku mes tyre veçoi vjedhjen e zgjedhjeve.

“Rama është mbreti i sipërfaqësores. Mos treni i Evropës ka ikur përpara, atëherë kur ne nuk ishim gati?  Shikoni zgjedhjet e fundit, një shet që ka një administratë të korruptuar dhe të politizuar, një shet, e i cili vjedh të dhënat e qytetarëve të vet dhe askush nuk reagon. A mund të jetë ky shtet i gatshëm për Evropën? Rama ka dështuar me tetë vjet qeverisë e tij. Shqipëria nuk është shtet. Nuk vjen era shtet. Ky vend nuk quhet shtet dhe jo më të meritojë të shkojë në Bruksel”, tha Bushati.

Nga ana tjetër, z. Haxhiu thotë se e gjithë çështje është që Shqipëria duhet t’i kryejë mirë detyrat që i janë kërkuar nga Bashkimi Evropian. Sipas tij, klima e përgjithshme socio-ekonomike në Shqipëri është më pozitive nëse krahasohet me vendet e tjera të rajonit.

“Unë jam që Shqipëria t’i kryejë punët mirë, kjo është esenca. Shqipëria ka probleme serioze. Shqipëri është më mirë e sa Serbia, RMV, më mirë se Kosova, Bullgaria, Rumania. Më mirë se të gjitha këto vende, si për demokraci, si për media, si për liri”, tha Haxhiu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here