I ftuar në emisionin “Tempora” në RTV Ora, kreu i Nismës Thurje, Endri Shabani u shpreh se është bërë qëllimisht fleta me numra që ta orientonin votuesin drejt pavlefshmërisë së fletës.
Shabani: Janë rreth një numër rekord votash të pavlefshme, 83 mijë. Është bërë qëllimisht fleta me numra që ta orientonin votuesin drejt pavlefshmërisë së fletës.
Është votuar numri i partisë dhe është ngatërruar kandidati i një partie tjetër.
Kanë qenë rreth 11 mijë votues që donin fletën me emra. Por doli Taulant Balla dhe u vendos ajo me numra.
Kjo ishte një strategji e Ramës. Rama ka një avantazh që Nisma Thurje nuk e ka, që janë patronazhistët që u tregonin njerëzit se ku duhet të votonin.
Me kaq vota sa ka Rama do të kishte 68 mandate dhe do të ishte në opozitë, por sot ka 74 mandate.
Pra, ka marrë sërish kështu edhe në vitin 2017, duke marrë mandate plus pa kaluar 50%. Këtu problemi fillon me sistemin zgjedhor.