NGA AVOKATI ALTIN GOXHAJ
Lajmi dje ishte se Dashamir Shehi dhe Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar na u përgjigjën duke na dhënë të drejtën për të çuar në Gjykatën Kushtetuese Padinë për Rrëzimin si antikushtetuese të Zgjedhjeve të 25 Prillit 2021!
Ka kaq vjet Sorosi që bën eksperimente me këtë vend, thashë ta bëj edhe unë si ish-sorist të bëja një eksperiment.. Antisorosian
Faleminderit Sonila Meco për mundësinë duke ju treguar se kush është rruga e vetme si një betejë srioze për rrëzimin e Zgjedhjeve të 25 Prillit, ndryshe nga tallja e PDsë që mashtron sikur me akuza vjedhjesh dhe blerjesh mund të rrëzojë ZgjedhjetQartas juristët e PDsë kanë veç një hall me llohjet në KQZ: Ti shpëtojnë fytyrën Shefit që shiti Zgjedhjet siç bëri në 2017 dhe 2019 për llogari të Soros!
E vetmja rrugë është një Padi për Nenin 45 të Kushtetutës në Gjykatën Kushtetuese për privimin nga të drejtat bazë të 1.7 milionë shtetasve për votë të fshehtë dhe për pasojë as të lirë dhe privimit të qindramijë emigrantëve, të “panegativizuarve” me covid apo personave me aftësi të kufizuar nga e drejta për të votuar jo me vendime gjykate por me akte administrative përjashtuese apo mos krijimit të mundësisë për të votuar!