Besnik Mustafaj: Bashës i duhet plan afatshkurtër, të bindi demokratët dhe shqiptarët

0
146

Për ish-ministrin e Jashtëm Besnik Mustafaj, kreu i PD, Lulzim Basha duhet të ngrejë një strategji afat shkurtër për të shpjeguar se si do të dalë nga kriza. I ftuar në studion e lajmeve në ABC, Mustafaj ka theksuar se Lulzim Basha duhet që të veprojë sa më shpejtë në mënyrë  që të bind së pari demokratët dhe më pas shqiptarët lidhur me detyrën që ka në PD. “Menaxhimi i kësaj krize i bie opozitës. Dhe Këshilli Kombëtar do të vendoste nëse do bëhej këto lëvizje dhe turin. Po them se nëse bëhet jashtë një agjendë është e pa nevojshme dhe përpjekje kot që bën Lulzim Basha. Ai ende është legjitim, por duhet të sillet si një kryetar legjitim. Dhe duhet të tregojë se askush më shumë se ai është i interesuar që kjo krizë të përfundojë në favor të opozitës” tha Besnik Mustafaj.

Ndërkohë Besnik Mustafaj është shprehur se zërat që kanë dal kundër tij, duhet të dëgjohen nga vetë Lulzim Basha. “Në i zëshmi aty është Bujar Nishani. Janë zëra që reflektojnë një shqetësim brenda dhe duhen marrë shumë seriozisht, nga Këshilli Kombëtar, vetë kryesia dhe Basha. Nuk e kam thënë se Basha duhet të japë dorëheqjen por po pres dhe vëzhgoj me sa seriozitet po e menaxhon këtë krizë. Dhe sa është në gjendje të na jap shpresë se kjo Drejtësi. KAS dh shembull të shëmtuar që hodhi poshtë kërkesën. Pamë në fushatë polici të gënjente në incidentin e Elbasanit. Pamë prokurorin e Elbasanit që gënjeu për politikë. Në emër të PS. Nuk pamë asnjë strukturë të Drejtësisë që të reagojë ndaj një prokurori të tillë. Drejtori i Policisë është i përdorshëm nga pushteti. Basha duhet në strategji afatshkurtra”,- tha Mustafaj.

Ish-ministri u shpreh se Basha duhet të tregojë dhe etikë ndaj kundërshtarëve. “Basha tha një shprehje as mish as Peshk. Basha mund dhe nuk mund ta kishte. Por të mos nxisë njerëz për të sharë këto kundër. Janë zëra kundër. Por Nishani është figurë jo si Kulluri. Për sa kohë nuk ka përfunduar shqyrtimi i fakteve në organet elektorale. Basha të jetë iniciator që të ndërtohet agjendë afatshkurtër serioze. Basha ti bindë demokratët se nuk e bind dot as shqiptarët se mund ta çojë në fitore pas 4 vjetësh”,- tha Mustafaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here