Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani thotë se rinumërimi është instrument që e përdor KQZ për të kuptuar a është vlerësuar drejt rezultati apo jo në ato raste ku rezultati është vërtet i ngushtë, duke sjellë rastin e Beratit ku mandati është ndarë për 77 vota.
Sipas Manjanit, nëse ka patur parregullsi rezultati mund të kthejë, por sipas Manjanit, Gjirokastra ku rezultatin e ka shumë më të theksuar, diferencat janë aq të mëdha sa nuk ja vlen të hysh në këtë procedurë.
“Procesi i rinumërimit është proces hetimi, KQZ mund ta vendosë edhe pa kërkesën e partisë. Rinumërimi është instrument që e përdor KQZ për të kuptuar a është vlerësuar drejt rezultati apo jo në ato raste ku rezultati është vërtet i ngushtë. Nëse për 77 vota në Berat ikën një mandat këtu sigurisht rinumërimi mund të jetë një instrument për të kuptuar se ndoshta me të vërtet ka pasur parregullësi.
Po kështu ka një pretendim se në qendra votimi janë gjetur fletë votimi më shumë se votues. Këtu jemi para një pavlefshmërie e cila realisht ndikon në rezultat. Është një rast shumë më evident se Gjirokastra ku rezultatin e ka shumë më të theksuar, diferencat janë aq të mëdha sa nuk ja vlen të hysh në këtë procedurë. Sigurisht për efekt të transparencës publike mirë do ishte të ishte gjetur një mekanizëm për ta vlerësuar qoftë dhe për efekt të ndjekjes penale por në këtë rast KQZ është më shumë e fokusuar drejt rezultatit”, u shpreh Manjani për Ora News.