Një ngjarje e rëndë është raortuar të ketë ndodhur në Kosovë, ku burri ka tentuar të vrasë me kaçavidë bashkëshorten e tij gjatë kohës që ajo po flinte gjumë.
Sipas informacioneve të siguruara policia ka arrestuar shtetasin A.K dhe aktualisht ndodhet në ambientet e paraburgimit.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar nga Gjykata që për të dyshuarin të caktohen masa me paraburgim.
Njoftimi i plotë i policisë:
Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka bërë kërkesë në Gjykatën kompetente në Gjakovë, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit A.K., me dyshimin e bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”, nga neni 173 paragrafi 1, nën paragrafi 1.3, lidhur me nenin 28, të Kodit Penal të Republikës së Kosovë.