Kryeministri i izraelit, Benjamin Netanyahu ka paralajmëruar se ofensiva më e madhe e kombit të tij kundër Hamasit në vite nuk ka mbaruar ende.
“Ata sulmuan kryeqytetin tonë, ata qëlluan me raketa në qytetet tona. Ata këtë po e paguajnë dhe do të vazhdojnë të paguajnë shtrenjtë”, tha ai pas konsultimeve të sigurisë në selinë e ushtrisë në Tel Aviv.
“Nuk ka mbaruar akoma”, ka shtuar lideri izraelit, raporton televizioni publik britanik, bbc.
Sulmi ishte pjesë e një përshkallëzimi të dhunës midis Izraelit dhe Palestinës, më e keqja që nga lufta e vitit 2014 në Gaza.
Të enjten, trupat izraelite ishin vendosur në kufirin e Gazës, dhe militantët palestinezë sulmuan me raketa Izraelin.
Të paktën 83 njerëz janë vrarë në Gaza që nga përshkallëzimi i konfliktit të hënën. Në sulmet e fundit të raketave palestineze, një raketë goditi një ndërtesë afër Tel Aviv, duke plagosur pesë izraelitë. Deri më tani, shtatë njerëz janë vrarë në Izrael gjatë konfliktit.