Përfaqësuesi i LSI-së në KAS: Shkelje të rënda në disa qendra votimi, të përsëriten zgjedhjet…

0
112

Përfaqësuesi i Lëvizjes Socialiste për Integrim në mbledhjen e KAS, Altin Kaziaj teksa ka paraqitur sot argumentet që sipas tij justifikojnë ankimimin që LSI i ka bërë rezultatit të 25 prillin për Qarkun Berat.

Po ashtu ai ka argumentuar kërkesën e LSI për përsëritje të zgjedhjeve me disa fakte që sipas tij vërtetojnë shkelje të rënda në disa qendra votimit.

Ai foli për mospërputhje të numrit të votuesve me fletët e votimit, si edhe nënvizoi se në një qendër votimi ka pasur një kuti votimi të pa protokolluar. Për më tepër, Kaziaj theksoi se në një tjetër qendër fletë votimi janë hedhur në kutinë e materialeve zgjedhore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here