Prodhimi i kriptomonedhave në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë: Do të kishte një impakt negativ në vend…

0
193

Eksperti i ekonomisë, Gent Beqiri në një intervistë me gazetaren Mirilda Tili në Fax News, ka folur mbi prodhimin e kriptomonedhave në Shqipëri pas miratimit në Kuvend pak ditë më parë.

Beqiri u shpreh se prodhimi i kriptomonedhave në Shqipëri do të kishte një impakt negativ në vend pasi krijimi i tyre kërkon energji të madhe elektrike gjë e cila vendi ynë ka mungesë.

Sipas ekspertit të ekonomisë, kriptomonedhat nuk sjellin asnjë përfitim për shoqërinë, por vetëm përfitim personal.

Kriptomonedha nuk është aq e re në koncept, pasi ka nisur rrugën e saj që në 2009, por këto kohët e fundit duke qënë se është përkrahur nga sipërmarrës të mëdhenj kudo në botë dhe skepulimet kanë filluar të bëhen çështje dite, normalisht ka marrë një hovë dhe gjithkush që është i interesuar tashmë ti hyjë këtij biznesi.

Kuptohet se duke qënë se është e quajtur një monedhë digjitale është e pakontrollueshme nga askush sepse nuk mbështet nga asnjë bankë qëndrore dhe është e lirë në spekulim, konvertim në vende të cilat ndoshta janë më të avancuara se ne.

Për sa i përket vendit tonë jemi në fillimet e ashtuquajturës kuadri ligjor është si të kalojmë vite më parë kur filluam me konceptin e tregëtisë dhe të monedhës që bizneset ishin të palicenduara.

Për sa i përket çështjes a abuzohet me të, patjetër që abuzohet me të sepse në kuadër fiskal nuk ka asnjë lloj përfitimi shteti, përfitimi është totalisht individual, jo vetëm sepse mund të krijosh një aktivitet që të prodhosh Bitcoin nëpërmjet block chai, por mbetet këtu.

Tregëtimi apo mundësia për të luajtur me të dhe për ta këmbyer me monedha të tjera, për të qënë pjesë e tregëtisë sepse monedha këtë ka në princip me ashtuquajturën 3 format e saj, likujditeti, mundësia për tu pranuar si mjet këmbimi dhe ruajtja e vlerës.

Ajo nuk i ka, ka disa por nuk i ka të gjitha. Është totalisht një objekt i pakontrollueshëm dhe premisa për të qënë pjesë një aktiviteti joligjor. Flasim në kuptimin dhe të atyre që e bëjnë në principin për të fituar një të ashtuquajtur farë për krijimin e Bitcoin dhe kjo është totalisht jashtë ligjit sepse nuk paguan asnjë lloj takse.

Në aspektin shoqëror ajo nuk sjell asnjë përfitim, në aspektin profesional ajo sjell një fitim apo dhe humbje për individin që merret.

A ka mundësi që ajo të jetë skemë e pastrimit të parasë, pa diskutim. Diku tjetër kjo mund të konvertohet, sepse ka pika sic janë pikat valutore. Në dijeninë time ajo nuk mund të këmbëhet në vendin tonë, por ka vende të tjera që mund ta këmbëjnë. Në aspektin e trafikut patjetër dikush që bënë një trafik dhe ka një sasi likujditeti mund ti kthejë ato në Bitcoin dhe tia transferojë në emër të një njeriu brenda. Kjo është një mënyrë, pra ke pjesë të mekanizmit që është totalisht jashtë kontrollit.

Një pikë hyrse një pikë dalse dhe bëhet i mekanizmi. Kontrolli i vetëm është që ke një sasi Bitcoin që e kthen në para fizike dhe kjo është vetëm për përfitim personal dhe në vendet ku e këmbehet nuk të tregon nga ka ardhur dhe si e ke poseduar, por ajo të tregon vetëm një këmbim, Bitcoin në Cash. Por nëse fillohe të investigohet mund të dilet pastaj në llogjika të tjera që duhet të merren organet ligjzbatuese.

Problematik shoh pjesën e abuzimit dhe të qënit informal. Ajo kërkon një sasi shumë të madhe energjie dhe ne duhet të jemi koshien që ne jemi vend që kemi deficenzë në këtë aspekt dhe ajo patjetër ka një impakt në shoqëri, por edhe në ambient. Te ne themi se nuk ka kurrfarë përfitimi social, por vetëm individual. Sido që të jetë është totalisht shumë e vështirë për tu monitoruar dhe pasur nën kontroll.”, u shpreh Beqiri.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here