Rama sheh hyrjen në BE si detyrim karshi fëmijëve, por Shqipëria është ndër më të korruptuarat e Evropës!

0
172

Nga Giacomo Dolzani, Notizie Geopolitiche

“Bashkimi Evropian nuk është objektiv, por besim e detyrim karshi fëmijëve tani”, deklaron në një intervistë për Euronews Edi Rama, kryeministri shqiptar, i sapokonfirmuar për të tretin mandat radhazi.

Pavarësisht kësaj, kërkesat e Tiranës për të nisur bisedimet për integrim në BE janë ndeshur me refuzim të vazhdueshëm nga ana e Brukselit, i cili nuk e sheh si të mjaftueshëm progresin e arritur nga vendi ballkanik në fushën ekonomike, politike dhe në luftën kundër korrupsionit.

Megjithëkëtë, Rama, i cili e ka shndërruar në kalë beteje futjen e Shqipërisë në BE, ka pohuar se “përballë refuzimeve do të provojë përsëri e përsëri deri sa ta arrijmë synimin”, duke ia ngarkuar BE-së përgjegjësinë e dështimeve të tij, pasi, sipas Ramës, ato që bllokojnë kërkesën shqiptare janë “konfliktet e brendshme në Këshillin Evropian” dhe jo gjendja e vendit të tij.

Rritja e GDP të Shqipërisë nuk ka sjellë rezultate në fushën ekonomike për të përmbushur kërkesat e Brukselit, megjithatë plaga më e madhe e vendit mbetet korrupsioni.

Sipas raportit të Transparency International për vitin 2020, Shqipëria është vendi më i korruptuar i Evropës pas Maqedonisë së Veriut e Moldavisë, me përhapje të gjerë në administratën publike dhe politikë, deri në nivelet më të larta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here