Si u arrestua efektivi i RENEA-s me 1 kg kokainë, ShÇBA e mbante prej kohësh nën vëzhgim, donin ta kapnin në flagrancë

0
112

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me arrestimin në flagrancë të një efektivi të forcave RENEA, i cili u ndalua duke transportuar 1 kg kokainë.

Burime bëjnë me dije se efektivi Xhuljo Liçi, prej disa javësh po mbahej nën vëzhgim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit, në bazë të informacioneve të ardhura se ai merrej me trafikimin e kokainës.

Kolegët e tij pritën momentin që Liçi të arrestohej në flagrancë me lëndën narkotike, gjë e cila ndodhi pasditen e sotme.

Mësohet se Policia po kontrollon telefonat dhe banesat e të arrestuarve, për të zbuluar më tepër mbi rrjetin e shpërndarjes së kokainës në kryeqytet.

Njoftimi i plotë i policisë: Eshte duke zhvilluar nje operacion antidroge. Eshte sekuestruar nje kg kokaine. Eshte arrestuar transportuesi. Operacioni vijon.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here