Ana Lleshi vendosi që t’i hyjë tregut muzikor, duke publikuar kështu këngën e saj të parë, shkruan lajmi.net.
“Deal” titullohet projekti i parë i ish-konkurrentes së “Përputhen”, i cili erdhi i shoqëruar edhe me videoklip.
Ana i kishte kushtuar kujdes të madh anës vizuale të këngës së parë, ndërsa nuk munguan as skenat provokuese.
Por, si e priti publiku këngën e saj të parë?
Në kanalin e saj në YoTube ku edhe e publikoi këngën, Ana ka marrë më shumë ‘unlike’ sesa pëlqime.
Brenda më pak se 24 orë, ajo mori 9.1 mijë pëlqime dhe 12 mijë ‘unlike’, ndërsa grumbulloi afro gjysmë milioni klikime.
Në videoklipin e saj ishte edhe Atdhe Xharavina, me të cilin ka qenë shumë e afërt gjatë programit.
Lidhur me këngën e re të Anës kanë reaguar edhe disa prej konkurrentëve të “Përputhen”, duke e përkrahur atë në këtë rrugëtim.