Biberaj: Rama dhe banda e tij e “Rilindjes” duke keqpërdorur shtetin dhe pushtetin…

0
221

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj, deklaron se Edi Rama dhe banda e tij e “Rilindjes” duke keqpërdorur shtetin dhe pushtetin, si dhe çdo formë apo mjet kriminal, u kanë vjedhur shqiptarëve barbarisht zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Biberaj thekson se ky grup i strukturuar kriminal nuk duhet lënë asnjë sekondë të qëndrojë në pushtet me votat e vjedhura më 25 prill.

Kur kanë mbetur vetëm pak orë nga mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së, anëtari i këtij Këshilli përmes rrjeteve sociale thekson se Opozita dhe populli duhet të reagojnë fuqishëm duke mbrojtur me çdo kusht mjet dhe çmim demokracinë e ekzekutuar më 25 prill nga vdekja totale e saj.

Sipas Biberajt, PD dhe Opozita duhet të reformohen me themel, pasi kanë përgjegjësi përpara kombit dhe duhet të marrin në dorë fatet e kombit të nëpërkëmbura nga qeverisja kriminale.

“Demokracia në rrezik – Kombi në rrezik! Edi Rama dhe banda e tij e “Rilindjes” duke keqpërdorur shtetin dhe pushtetin, si dhe çdo formë apo mjet kriminal, u kanë vjedhur shqiptarëve barbarisht zgjedhjet e 25 prillit 2021! Ky grup i strukturuar kriminal nuk duhet lënë asnjë sekondë të qëndrojë në pushtet me votat e vjedhura më 25 prill! Opozita dhe populli duhet të reagojnë fuqishëm duke mbrojtur me çdo kusht mjet dhe çmim demokracinë e ekzekutuar më 25 prill nga vdekja totale e saj! PD dhe opozita duhet të reformohen me themel, pasi kanë përgjegjësi përpara kombit dhe duhet të marrin në dorë fatet e kombit të nëpërkëmbura nga qeverisja kriminale. Të dashur miq, Sot u bënë 3 javë nga masakra e paparë e farsës zgjedhore të 25 prillit. Atëherë kur të gjithë shqiptarët prisnin rrotacionin e pushtetit për të sjellë një ndryshim të madh në Shqipëri, ndodhi ajo që nuk pritej nga askush. “Rilindja” duke përdorur shtetin dhe pushtetin, si dhe çdo formë apo mjet kriminal, vodhi 74 mandate, duke tjetërsuar vullnetin e shqiptarëve, duke e zhytur vendin në modelet e krizave ciklike të ish-republikave sovjetike, apo atyre të Amerikës Latine, apo Afrikës, që nuk lejojnë rrotacionet politike nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në këtë situatë kur demokracia jonë është ekzekutuar më 25 Prill, opozita dhe populli duhet me çdo mjet, çmim dhe kusht të mbrojnë demokracinë nga vdekja totale e saj. DEMOKRACIA NË REEZIK- KOMBI NË RREZIK! Natyrisht që në situatën e absurdit të krijuar, PD dhe Opozita kanë përgjegjësitë e tyre të padiskutueshme nga gabimet ciklike dhe të njëpasnjëshme, që nga bojkoti i ndarjes administrative, të cilin PS-ja e bëri siç deshi vetë, duke favorizuar veten politikisht, djegia e mandateve parlamentare 2018, bojkoti i zgjedhjeve vendore 2019, ulja në pseudo-tryezën e reformës zgjedhore me eksponentin e krimit zgjedhor, Damian Gjiknuri, mos-këmbëngulja dhe mos-mbështetja e listave të hapura, apo e sistemit të pastër mazhoritar, pranimi dhe mos-kontestimi nëpërmjet reagimit popullor i ndryshimeve të njëanshme kushtetuese nga një parlament komplet jo-legjitim, mos-reagimi për prishjen e njëanshme të marrëveshjes së 5 qershorit 2020, dhe ndalimin me Kushtetutë (rast unikal në Botë) të koalicioneve para-zgjedhore, mos-dalja me lista të përbashkëta PD-LSI, si dhe heqja dorë nga qeveria teknike dhe hyrja në zgjedhje me kryeministër kokën e krimit dhe korrupsionit në Shqipëri, Edi Rama. Për të përballuar sfidat e kohës dhe për të përmbysur Edi Ramën duhet një PD dhe Opozite e reformuar nga themeli”, shprehet anëtari i Këshillit Kombëtar dhe ish-deputeti i PD-së, Aleksandër Biberaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here