Mesfushori i Tottenhamit, Dele Alli dhe vajza e trajnerit të Manchester City, Pep Guardiolës, Maria, janë fotografuar duke u puthur në publik.
Në një imazh të bërë viral, thuhet se është 25-vjeçari duke u puthur me një vajzë, e cila raportohet të jetë Maria.
Të dy shfaqen në foto me kurriz dhe imazhi i tyre nuk dallohet lehtësisht.
Sipas The Sun, futbollisti dhe 20-vjeçarja se kanë problem të shfaqin dashurinë e tyre në publik dhe se u kapën mat në momente intime në Londër.
Dele Alli mësohet se iu është afruar vajzës së Guardiolës në një lokal dhe pas një bisede të gjatë shkëmbyen puthjen.
Lojtari i Tottenham vetëm pak kohë më parë i ka dhënë lidhjes së gjatë me modelen 23-vjeçare Ruby Mae.
Ruby u nda nga futbollisti për shkak se u lodh nga sjellja e tij, pasi Delle kalonte shumë kohë duke luajtur Fortnite.
Ndërsa Maria mësohet se i ka thënë miqve se me lojtarin janë vetëm miq dhe asgjë më shumë.