Zgjedhjet për kreun e PD-së/ Ja kush janë emrat e komisionerëve që do drejtojë procesin

0
170

Partia Demokratike ka vendosur të shkojë në zgjedhje për të zgjedhur kryetarin më 13 qershor. Bëhet e ditur se në krye të Komisionit për Zgjedhjen e kryetarit të ri do të jetë Jemin Gjana. Anëtarë të këtij komisioni do të jenë Albana Vokshi, Belind Këlliçi dhe Eno Bozdo.

Ndihmës të këtij komisioni mësohet se do të jenë edhe Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjokë Vuksani, Ervin Minarolli dhe Lulzim Omuri. Nga data 16 deri në 22 maj do të jetë afati për dorëzimin e kandidaturave për kryetar të PD. Në 23 maj do të bëhet miratimi i kandidaturave.

Nga 24 maji deri në 11 qershor do të ketë fushatë të kandidatëve në bazë ndërsa në 13 qershor anëtarët e PD do të votojnë për kryetarin e ri. Pritet që Lulzim Basha të rikandidojë për një mandat të tretë në krye të PD. Zgjedhjet duhet të mbaheshin në korrik, por ato janë tërhequr me 1 muaj më herët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here