Nga përplasja që ndezi konfiktin e fundit me mbi 15o njerëz janë vrarë në Gaza që nga e hëna, duke përfshirë 39 fëmijë dhe 22 gra, e deri tek rrënjët e një konflikti historik. Një sërë mediash perendimore kanë dedektuar të gjitha çelsat për të kuptuar konfliktin izraelito palestinez
Si nisi përplasja e fundit
Në mbrëmjen e 3 majit, përleshjet shpërthyen në lagjen Sheikh Jarrah, pranë Qytetit të Vjetër në Jeruzalemin Lindor, në periferi pas një demonstrate në mbështetje të familjeve palestineze të kërcënuara me dëbim nga shtëpitë e tyre në favor të kolonëve hebrenj. Në fillim të këtij viti, Gjykata e Qarkut në Jeruzalem vendosi në favor të familjeve Hebreje që pretendojnë të drejtat e pronës në këtë lagje.
Më 3 maj, përplasjet e para shpërthejnë në periferi të një demonstrate në mbështetje të familjeve palestineze të kërcënuara me dëbim në favor të kolonëve hebrenj
Çështja e Jeruzalemit është një nga eshtrat kryesore të grindjeve midis Izraelit dhe Palestinezëve. Shteti hebre e konsideron të gjithë qytetin si kryeqytetin e tij “të pandarë” dhe këta të fundit duan ta bëjnë Jeruzalemin Lindor kryeqytetin e shtetit për të cilin ata aspirojnë. Kombet e Bashkuara i bëjnë thirrje Izraelit që t’i japë fund të gjitha dëbimeve me forcë të palestinezëve, duke paralajmëruar se veprimet e tij mund të përbëjnë “krime lufte”.
Më 7 maj, dhjetëra mijëra besimtarë u mblidhën në zonën e shenjtë rreth xhamisë Al Aksa, në sfondin e kremtimit të Ramazanit, duke gjeneruar tensione. Mbyllja për publikun e Sheshit të Portës së Damaskut, një vend i frekuentuar veçanërisht gjatë netëve të muajit të shenjtë ramazanit, ishte shkëndija që ndezi zjarrin. Sipas policisë izraelite, palestinezët hodhën molotovë drejt forcave të sigurisë që u përgjigjen me granata trullosëse dhe plumba gome. Që nga e premtja në mbrëmje, më shumë se 200 njerëz u plagosën, shumica dërrmuese e palestinezëve por edhe oficerë të policisë izraelite në përleshjet më të dhunshme që nga viti 2017 .
Si filloi historia?
Britania e Madhe mori kontrollin e zonës së njohur si Palestina pasi sundimtari i asaj pjese të Lindjes së Mesme, Perandoria Osmane, u mund në Luftën e Parë Botërore.
Toka ishte e banuar nga një pakicë hebrenj dhe shumicë arabe.
Tensionet midis dy popujve u rritën kur bashkësia ndërkombëtare i dha britanikëve detyrën e krijimit të një “shtëpie kombëtare” për hebrenjtë.
Për këta të fundit, ajo ishte shtëpia e tyre stërgjyshore, por arabët palestinezë gjithashtu pretenduan tokën dhe kundërshtuan këtë veprim.
Midis viteve 1920 dhe 1940, rritet numri i hebrenjve që arritën në tokën e premtuar pas Holokaustit të Luftës së Dytë Botërore.Dhuna midis hebrenjve dhe arabëve si dhe kundër sundimit britanik, gjithashtu u rrit.
Mandati Britanik i Palestinës sundoi midis 1920 dhe 1948.
Në 1947, Organizata e Kombeve të Bashkuara votoi që Palestina të ndahet në dy shtete të ndara – hebrenj dhe arab, me Jerusalemin qytetin e shenjtë të pretenduar nga të dyja palët nën mbikqyrje ndërkombëtare.
Ky plan u pranua nga udhëheqësit hebrenj, por u refuzua nga pala arabe dhe nuk u zbatua kurrë.
Krijimi i Izraelit dhe ‘katastrofa’
Në vitin 1948, në pamundësi për të zgjidhur problemin, sundimtarët britanikë u larguan gjersa udhëheqësit hebrenj shpallën krijimin e shtetit të Izraelit.
Kryeministri i parë i Izraelit, David Ben-Gurion, nën një portret të Theodor Herzl, themeluesit të Sionizmit, shpall pavarësinë e Izraelit
Shumë palestinezë kundërshtuan dhe pasoi një luftë. Trupat nga vendet fqinje arabe e ndihmuan.
Qindra mijëra palestinezë u larguan ose u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre në atë që ata e quajnë Al Nakba, ose “Katastrofa”.
Në kohën kur luftimet përfunduan në vitin 1949, Izraeli kontrollonte pjesën më të madhe të territorit.
Jordania pushtoi tokën e cila u bë e njohur si Bregu Perëndimor dhe Egjipti pushtoi Gazën. Jerusalemi ishte i ndarë midis forcave izraelite në Perëndim dhe forcave jordaneze në Lindje.
Për shkak se nuk kishte kurrë një marrëveshje paqeje – secila palë fajësoi tjetrën – kishte më shumë luftëra dhe luftime në dekadat që pasuan.
Izraeli ende pushton Bregun Perëndimor dhe megjithëse u tërhoq nga Gaza, Kombet e Bashkuara ende e konsiderojnë atë pjesë të tokës si pjesë të territorit të okupuar.
Izraeli pretendon të gjithë Jerusalemin si kryeqytetin e tij, ndërsa palestinezët pretendojnë Jerusalemin Lindor si kryeqytetin e një shteti të ardhshëm palestinez. Shtetet e Bashkuara janë një nga vendet e vetme që njohin pretendimet e Izraelit për të gjithë qytetin.
Në 50 vitet e kaluara Izraeli ka ndërtuar vendbanime në këto zona, ku tani jetojnë më shumë se 600 mijë hebrenj.
Një mur sigurie i ndërtuar nga Izraeli ndan territorin e tij nga Bregu Perëndimor
Palestinezët thonë se këto janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe janë pengesa për paqen, por Izraeli e mohon këtë.
Çfarë po ndodh tani?
Tensionet shpesh janë të larta midis Izraelit dhe Palestinës që jetojnë në Jerusalemin Lindor, Gazës dhe Bregut Perëndimor.
Gaza drejtohet nga një grup militant palestinez i quajtur Hamas, i cili ka luftuar Izraelin shumë herë. Izraeli dhe Egjipti kontrollojnë fuqishëm kufijtë e Gazës dhe e ndihmon me armë Hamasin.
Palestinezët në Gaza dhe Bregun Perëndimor thonë se po vuajnë për shkak të veprimeve dhe kufizimeve izraelite. Izraeli thotë se po vepron vetëm për të mbrojtur veten nga dhuna palestineze.
Gjërat janë përshkallëzuar që nga fillimi i muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, në mes të prillit 2021, me përplasje midis policisë izraelite dhe palestinezëve.
Kërcënimi me dëbim i disa familjeve palestineze në Jerusalemin Lindor gjithashtu ka shkaktuar zemërim.
Cilat janë problemet kryesore?
Ka një numër çështjesh për të cilat Izraeli dhe Palestina nuk mund të bien dakord.
Këto përfshijnë atë që duhet të ndodhë me refugjatët palestinezë, nëse vendbanimet hebraike në Bregun Perëndimor të okupuar duhet të qëndrojnë ose të hiqen, nëse të dy palët duhet të ndajnë Jerusalemin, dhe – ndoshta më e ndërlikuara nga të gjitha – nëse një shtet palestinez duhet të krijohet së bashku me Izraelin.
Bisedimet e paqes po zhvillohen brenda dhe jashtë për më shumë se 25 vjet, por deri më tani nuk e kanë zgjidhur konfliktin.
Çfarë na pret e ardhmja?
Me pak fjalë, situata nuk do të zgjidhet së shpejti.
Plani më i fundit i paqes, i përgatitur nga Shtetet e Bashkuara, kur Donald Trump ishte President – i quajtur “marrëveshja e shekullit” nga kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu – është hedhur poshtë nga palestinezët pasi, sipas tyre, ishte i njëanshëm.
Çdo marrëveshje e ardhshme e paqes do të ketë nevojë që të dy palët të bien dakord për zgjidhjen e çështjeve komplekse. Derisa të ndodhë kjo, konflikti do të vazhdojë dhe do të kemi edhe më shumë viktima nga të dyja palët.
Cilat mund të jenë zgjidhjet?
Izraelitët duhet të mbështesin një shtet sovran për palestinezët që përfshin edhe Hamasin, të heqin bllokadën nga Gaza dhe kufizimet e lëvizjes në Bregun Perëndimor dhe Jeruzalemin Lindor.
Grupet palestineze duhet të heqin dorë nga dhuna dhe të njohin Shtetin e Izraelit.
Dhe duhet të bëhen marrëveshje të arsyeshme në lidhje me kufijtë, vendbanimet hebraike dhe kthimin e refugjatëve.
Sidoqoftë, që nga viti 1948, kur u krijua Shteti i Izraelit, shumë gjëra kanë ndryshuar, përfshirë konfigurimin e territoreve të diskutueshme pas luftërave midis arabëve dhe izraelitëve.
Për Izraelin, kjo është një arritje e plotë, për palestinezët jo, pasi ata insistojnë që kufijtë për t’u negociuar janë ato që ekzistonin para luftës së 1967.
Për më tepër, ndërsa në fushën e luftës gjërat dalin gjithnjë e më shumë nga kontrolli në Rripin e Gazës, ekziston një lloj lufte e heshtur në Bregun Perëndimor me ndërtimin e vazhdueshëm të vendbanimeve nga kolonët hebraik, e cila në fakt zvogëlon territorin palestinez në këto zona autonome.
Por tema më e komplikuar për simbolikën e saj është Jeruzalemi, i konsideruar si kryeqyteti për palestinezët dhe izraelitët.
Si Autoriteti Kombëtar Palestinez, i cili sundon Bregun Perëndimor, ashtu edhe grupi Hamas, në Gaza, pretendojnë pjesën lindore si kryeqytetin e tyre, edhe pse Izraeli e pushtoi atë në 1967.
Një pakt përfundimtar nuk do të jetë kurrë i mundur pa zgjidhur këtë pikë. Pika të tjera mund të negociohen me koncesione, por jo Jeruzalemi.