E “gjunjëzuar” nga Covid-19, India do të goditet nga cikloni ‘Tauktae’

0
110

Shteti perëndimor i Indisë, Gujarat, është përgatitur për ciklonin “Tauktae”, e cila thuhet se do të jetë stuhia më e fortë që ka goditur këtë rajon, që nga viti 1998.

Deri më tani, të paktën gjashtë persona kanë mbetur të vdekur e mijëra të tjerë janë evakuuar në dy ditët e fundit, për shkak të shirave të shumta.

Departamenti i meteorologjisë tha se stuhia është intensifikuar në një “stuhi ciklonike jashtëzakonisht të egër”.

Shpejtësia e erërave sipas raportimeve, varion deri në 160 km/ orë. Cikloni i fuqishëm vjen në një kohë, kur India po përballet me raste të shtuara të infektimeve dhe viktimave nga COVID-i.

Shumë nga spitalet në vend ndodhen në kolaps dhe kanë mangësi të pajisjeve të oksigjenit.

Ndërsa numri i viktimave nga COVID-19 ka një mesatare prej katër mijë personash për një ditë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here