Endri Mustafa, i cili u gjet mëngjesin e sotëm i vrarë pas 3 ditëve që familja kishte raportuar zhdukjen, ka qenë një personazh mjaft i njohur për policinë e Shkodrës.
Ai është arrestuar në qershor të vitit 2016 pas një grabitje me dhunë dhe me armë, e cila ka përfunduar me prangosjen e katër grabitësve, ndërsa dy të plagosur të tjerë, viktima të grabitjes, kanë përfunduar në spital. Edhe më herët ka qenë i dënuar për plagosje me armë.
Policia e Shkodrës menjëherë pas ngjarjes ka zhvilluar operacionin policor të koduar “Livadhet” dhe kanë arrestuar në flagrancë 4 persona; Endri Mustafa i cili u gjet sot i vrarë, Ardit Torishta, Bekim Torishta, Astrit Bilali, Ibrahim Bilali dhe minoreni S.B.
Ndërkohë vetëm 3 vite më pas, në 30 mars 2019, dy vëllezërit Bilali, të cilët u arrestuan në atë kohë së bashku me viktimën e sotme Endri Mustafa, u ekzekutuan me armë në lagjen Kiras. Endri Mustafa është kështu personi i tretë, i cili ekzekutohet pas përfshirjes së asaj grabitje të qershorit 2016 e cila përfundoi në një luftë të vërtetë me 6 të plagosur.
Nga ana tjetër kujtojmë se miqtë e viktimës, Bilalët rezultojnë të përfshirë në një spirale gjakmarrje me fisin Liçi në Shkodër.
Pas një hetimi të gjatë të prokurorisë dhe shërbimeve policore gjermane, rezulton se një nga qendra e trafikut të kokainës dhe heroinës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian ishte në Shijak e Maminas.
Prokuroria ndërtoi atëherë lidhje mes organizatës kriminale të Avdylajve në Shijak, Bajrave në Shkodër dhe Ndokajve në Lezhë. Sipas Prokurorisë në krye të kësaj super-organizate ishte Astrit Avdyli i njohur edhe si Astrit Balliu dhe merreshin me trafikun e sasive të mëdha droge nga Shqipëria drejt Italisë e më pas drejt vendeve të BE-së.
Pjesë e kësaj organizate, thekson prokuroria janë edhe personazhe të tjerë të njohur të botës së krimit si Safet Bajri, Astmer Bilali, Astrit Keçi, Gerald Keçi, Gjevi Ndoka e Danjan Ndoka.