Kërkoj ndihmën tuaj/ Bashkëshorti i 31-vjeçares që ndërroi jetë nga pakujdesia e mjekëve, Çela: Do i kërkoj…

0
126

Në vizitën që kryeprokurori Ardian Cela bëri në prokurorinë e Fierit, pati edhe prononcime të tij për mediat, ku tha se po merreshin masa për të vepruar në kuadër shtimit të sigurisë dhe ndëshkimit të autorëve të veprave penale lidhur edhe me krimet zgjedhore të pretenduara nga palët politike.

Pas fjalës që kryeprokurori mbajti, pranë tij është afruar bashkëshorti i 31 vjeçares Elizabeta Lamaj që ndërroi jetë në Fier pas lindjes, ndërkohë që dyshohet se shkak ka qenë neglizhenca e mjekëve.

Bashkëshorti i të ndjerës, kërkoi nga kryeprokurori që të merreshin me këtë çështje dhe t’a ndihmonte pasi të tjerët nuk e kanë dëgjuar.

Cela tha se do i kërkonte drejtueses së prokurorisë së rrethit Fier që t’a takonte personalisht dhe të merrej me këtë çështje.

Kujtojmë që çështja për të cilën, qytetari i kërkon ndihmë kryeprokurorit Cela, ka ndodhur më shumë se 1 muaj më parë, ku 31 vjeçarja Elizabeta Lamaj, kandërruar jetë në maternitetin e Fierit menjëherë pasi lindi fëmijën e saj. Familjarët kanë zhvilluar edhe protesta përpara prokurorisë së Fierit duke aluduar se vdekja e 31 vjeçares kishte ardhur si pasojë e neglizhencës së mjekëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here