Meta në Takimin e Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit në Slloveni

0
111

Presidenti Ilir Meta ka mbërritur në takimin e 10-të të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit, që organizohet në qytetin Brdo të Sllovenisë.

Meta tha se është “kënaqësi të marr pjesë sot në Takimin e 10-të të Udhëheqësve të Procesit Brdo-Brijuni, që organizohet në Brdo, Slloveni. Faleminderit Presidentit Pahor dhe Presidentit Milanoviç për organizimin dhe mikpritjen e ngrohtë.”

Përvjetori i 10-të i Takimit të Udhëheqësve të Procesit të Brdo-Brijunit do të mbahet në Qendrën e Kongresit të Brdos në Kranj. Në këtë takim do të jenë të pranishëm edhe presidentët e vendeve të rajonit. Nga Kosova ka shkuar Presidentja Vjosa Osmani dhe nga Serbia, Presidenti Aleksander Vuçiç, siç shihet në foto.

Kreu i Shtetit do të mbajë një fjalim gjatë këtij Samiti, si dhe do të zhvillojë takime zyrtare dypalëshe me homologët pjesëmarrës në këtë proces shumë të rëndësishëm për bashkëpunimin rajonal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here