Edmond Budina në një intervistë në “FaxNews”, në kuadër të një vjetorit të shembjes së Teatrit Kombëtar tha se ndjen ende dhimbje për ngjarjen e ndodhur. Ai u shpreh se protesta për Teatrin Kombëtar nuk është ndërprerë asnjë ditë përgjatë gjithë vitit.
Sipas Budinës në tokën ku ishte Teatri Kombëtar nuk është bërë asnjë punim, pasi sipas tij nuk ka para. Dhe kjo sepse Banka Botërore nuk i financon pas letrës që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar duke i treguar gjithçka çfarë ka ndodhur.
Ndërkohë më tej Budina shtoi se me mandatin e tretë të Ramës e sheh të vështirë marrjen e të drejtës së tyre pasi sipas tij ata i kanë kapur të gjithë pushtetet.
“Pa dyshim është ndjesi e dhimbshme ajo që ndodhi vitin e kaluar kur Teatri u shqye. Ishte tronditëse për opinionin botërorë dhe kam pasur kontakte me njerëz që nuk janë shqiptarë. Ajo që ma lehtësoi disi këtë ndjesinë e dhimbjes është që ne dje ishim në Shkodër, ku u bë një shfaqje e Ernest Koliqit dhe ishte bërë në kuadër të një vjetorit të shembjes së teatrit dhe në fund shkruhej se ishte bërë për ne.
Kjo m bëri të mendoj se ka njerëz të angazhuar për këtë kauzë. Protesta e Teatrit Kombëtar ka vazhduar dhe nuk i ka ndërprerë për asnjë ditë protestat, që nga 17 maji e deri më tani kemi qënë atje dhe sigurisht që jemi zhvendosur duke çuar shkuar në SPAK dhe kemi filluar që nga ministri, kryeministri të gjithë ata që kanë firmosur shkatërrimin e Teatrit.
Kur bën veprime konkrete atër e kupton sa e egër është lufta dhe për ne ka qënë e vështirë me kërcënime e me të gjitha. Ne jemi për herë të parë një grup nejrëzit që kemi një frymë dhe nuk jemi institucion, ne jemi ëpr herë të parë në Shqipëri që ftohemi si një frymë qytetare dhe si palë e tretë në Gjykatë.
Nuk ka asnjë lloj punimi dhe këtu është një nga krimet e mëdha që ata kanë kryer, sipas ligjeve shqiptare një ndërtesë prishet kur ka projekt mbi të. Teatri kombëtar u shqye pa pasur asnjë projekt tjetër, ai projekt i thënë nuk ishte real por 3D dhe nuk u zhvillua. Ishte një tallje me komunitetin artistic të atij vendi dhe më vjen keq që kolegët u trajtuan në atë mënyrë nga kryeministri.
Para ca kohësh kryetari i Bashkisë tha jemi duke vendosur dhe prizat ku do të jenë të Teatrit Kombëtar dhe ende nuk ka. Kjo ndoshta është rezultat i protestës që kemi bërë ne. Të gjithë qytetarët e kanë kuptuar që aty është bërë një megavjedhje.
Ata nuk kanë as paratë për atë projekt, fakti që BB nuk i ka dhënë para për këtë investim tregon që ja ka vlejtur ajo cfarë bëmë ne. Sepse ne i shkruam letër BB duke i treguar se çfarë ndodhi në Shqipëri.
Dhe një sondazh që është bërë për shembjen e Teatrit doli që 70% ishin kundër. Është kollaj të shembësh çdo gjë e të ndërtosh kullat, por askush nuk vjen të vizitojë një vend për kullat sepse ka kudo në botë, por vjen për atë që ke autentike.
Ndjesia e rindërtimit të Teatrit nuk është thjesht çështje politike, por është një çështje që i kalon kufijtë sepse ka të bëjë me qëndresën qytetare.
Padyshim që është shumë më e vështirë që Rama është sërish në pushtet, sepse ata i kanë kapur të gjitha pushtetet. Ajo që më shqetëson më shumë është diversion kundrejt asaj të quajturës shoqëria civile. Pushteti ca i ka blerë dhe i ka futur me qëllim për sabotimin e kësaj kauze, në mometin që ti i fut këto në një lëvizje qytetare ti vdes shpresën.
Janë shumë të rralla kur janë fituar kauzat e qytetarëve. Shumë njerëz që hyjnë në një pushtet në tjetër, marrin projekte dhe zhvillojnë aktivitete. Është shumë më e vështirë në këtë vend të bësh atë që duhet, për mua kjo është rreziku shumë më i madh. Diversioni që bëhet prapa krahëve është e rrezikshme.”, u shpreh Budina.