Mjekun Pëllumb Pipero tha për Klan News se tek Covid 1 po trajtohen 33 pacientë, shifër shumë e ulët në krahasim me muajt e qe lame pas.
“Situata është mjaft e qetë, incidenca ditore e rasteve të reja të infektuara është mjaft i ulët, numri është i ulët, numri i të shëruarëve është mjaft i madh. Raporti është të infektuar, të shëruar 1 me 20 ose me 30. Numëri i të shtruarëve në spital prej ditësh neve kemi 1 ose asnjë rast në ditë. Në Covid 1 kemi të shtruar rreth 33 pacienta, nuk kemi të intubuar”, është shprehur Pipero.
Në një kohë kur duket se vendi po e mposht Kovonavirusin, për infeksionistin Pipero ka ardhur koha te lehtësohen masat.
“Jemi në kohën e duhur për të rishikuar masat, Komiteti i Ekspertëve besoj se e ka në konsideratë numrin e rasteve të infektuara në ditë, numrin e rasteve të shëruara, numrin e rasteve që vaksinohen çdo ditë, mundësinë e ekspozimit që është shumë e ulët, që kështu në këtë aspekt mendoj që ka ardhur koha se disa nga masat mbrojtëse duhet të rishikohen”, është prehur mjeku infeksionist.
Ditët në vijim pritet një mbledhje e Komitetit Teknik të Eksperteve i cili do të marrë një vendim të ri për rishikimin e rregullave anti-covid dhe nëse do të qëndroje në fuqi ora policore.