Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim të papritur këtë pasdite me disa nga figurat kryesore të PS në selinë rozë.
Mësohet se kryeministri është takuar me kreun e Grupit Parlamentar të PS, Taulant Ballën, me kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi, Damian Gjiknurin dhe ministrin Bledi Çuçi.
Takimi është zhvilluar me dyer të mbyllura, ndërsa ende nuk dihet motivi i kësaj “mbledhje rrufe”.
Temat më të rëndësishme gjatë ditëve të fundit kanë qenë kronikë e zezë, tema e zgjedhjeve të 25 prillit, por edhe ajo e shkarkimit të Presidentit Meta.