Shembet suvaja e teatrit ‘Migjeni’, plagoset aktori i njohur…

0
145

Një incident që mund të kishte pasoja për jetën ka ndodhur pasditen e djeshme menjëherë pas shfaqjes së teatrit “Migjeni”, të quajtur “Anmiku në Shtëpi” e Ernest Koliqit.

Një copë muri u shkëput nga fasada e një ndërtese të vjetër në lagjen “Gjuhadol” dhe goditi në trup aktorin Nikolin Ferketa, i cili mori një dëmtim, por është jashtë rrezikut për jetën.

Aty afër ishin edhe fëmijë të vegjël, të cilët kishin ardhur me prindërit e tyre për të ndjekur këtë shfaqje.

Shpeshherë është ngritur ky alarm për ndërtesat e vjetra që nuk kanë asnjë lloj sigurie në Shkodër dhe në total janë të paktën 28 të tilla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here