I ftuar në ‘Këndin e Intervistës’ në SYRI TV me moderatoren Enejda Ndoci, sekretari i përgjithshëm i LSI Endrit Braimllarit ka denoncuar tjetërsimin e votës në 25 prill.
‘LSI, nëpërmjet kandidatëve të saj për deputet në të gjithë Shqipërinë ka bërë publike denoncimet sesi po nisej të manipulohej procesi i votimit, që nga përdorimi i administratës publike, përdorimi i policisë, lidhja me struktura kriminale në bashkitë e vendit. Është e qartë se 25 prilli ka qënë një masakër e vërtetë. Çdo ditë e më shumë po vërtetohet kjo gjë nga kutitë që po hapen. Ky proces nisi kohë më parë, që nga shkatërrimi që Rama i bëri të gjithë paanshmërisë që mund të kishte në këtë proces. Duke përdorur në mënyrë abuzive administratën publike, kohë më parë dolën denoncime sesi drejtorët e rilindjes ushtronin presion ndaj punonjësve për të sjellë vota për PS. U pa qartë sesi dejtorë të rilindjes u përfshinë në fushatë gjatë orarit të punës. U pa qartë sesi kryetarët e bashkive shkelnin rëndë ligjin dhe kodin zgjedhor ku merrnin pjesë aktivisht në fushatë dhe përdornin struktura kriminale.
Kemi disa kallëzime për drejtues të rilindjes apo edhe për kryetarët e bashkive dhe nuk ka akoma asnjë vendim nga gjykatat apo edhe nga SPAK për krimet zgjedhore. Kjo masakër u orkestrua para 25 prillit dhe u ekzekutua në 25 prill.
Jo vetëm nuk ka punuar pajisja e identifikimit biometrik, por dhe ka shërbyer si mjet për të manipuluar procesin. Janë para jo vetëm nga kutitë e hapura në qarkun e Beratit, se ka më shumë vletë votimi se sa votues. Pro rilindja i ka futur duar edhe pas mbarimit të procesit të votimit duke mbushur kutitë.
Është e qartë sesi Edi Rama, duke përdorur komitetin teknik, i ka mohuar të drejtën e votimit emigrantëve nga Greqi dhe maqedonia, duke i vendosur në karantinë.
Pasi përfundoi procesi i votimit, u anulua karantina për emigrantët, duke e bërë të qartë se ishte vendim politik në favor të PS’, tha Braimllari.