Bashkëshortja e 32-vjeçarit Endri Mustafa, që u gjet i vrarë ditën e djeshme në zonën e Livades, flet sërish për media, duke thënë se nuk akuzon fisin e Bajrajve për ngjarjen kriminale.
Ingrid Mustafa është shprehur se e familjen e saj e ka telefonuar fisi i Bajrajve dhe iu kanë thënë se nuk kanë lidhje me vrasjen e 32-vjeçarit.
“Na kanë marrë fisi i Bajrajve dhe na kanë thënë se nuk kanë lidhje me ngjarjen. Pra, të jeni të sigurt që ata nuk e kanë bërë këtë punë. Ne nuk e dimë kush e ka bërë. Të vetmen gjë që dimë është se djali që ndodhet pas shtëpisë sonë vetëm ai e di kush e ka bërë. Ai ka dalë vetëm me të. Policia nëse do ta zgjidhë, e zgjidh vetëm me atë djalë, jo me fiset, se ne nuk kemi pasur punë me asnjë fis”, ka deklaruar bashkëshortja e të ndjerit.