Ish-deputeti habit me deklaratën: 4 vajzave të mia u kam vënë emrat e dashnoreve, i kujtoj kur i thërras…

0
132

Gazetari dhe ish-deputeti Milaim Zeka njihet si një ndër personazhet më pa komplekse në ekran për shkak të deklaratave të tij të drejtpërdrejta.

Së fundmi ai ishte i ftuar në emisionin e Adelina Ismailit, ku ka rrëfyer për disa të pathëna nga jeta e tij private.

Ndër të tjera, gazetari ka bërë një deklaratë që ka habitur publikun, teksa u shpreh se 4 vajzave të tij  u ka vënë emrat e dashnoreve, me qëllim që t’i kujtojë ato kur u thërret bijave në shtëpi.

“Katër vajzave ua kam lënë emrin e dashnoreve që kur i thërras me mu kujtu dashnoret”, ka thënë Milaimi gjatë intervistës.

Milaim Zeka është babai i katër vajzave, ku dy vajza i ka nga martesa e parë dhe dy nga martesa me bashkëshorten Edën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here