Italia ka shënuar 201 viktima në 24 orët e fundit nga Covid-19. Nga 262864 testime prej tyre kanë rezultuar pozitiv 4452 raste të reja.
Të shëruarit ishin 11831 qytetarë.
Ky numër ka pësuar një rritje krahasuar më ditën e së hënës ku nga 118924 teste kanë rezultuar pozitiv 3455 persona. Duket se me rritjene tamponëve është rritur dhe numri i të prekurëve.
Gjithashtu po sipas medieve italiane vërehet një rënie e shtrimeve në spitale. Aktualisht pozitivë në Itali janë 315,308 qytetarë. Viktimat që nga fillimi i pandemisë janë 124497.