Jakaj: Manipulimet e turpshme të 25 Prillit dhe tjetërsimi i vullnetit të qytetarëve shqiptarë

0
119

Në një postim në Facebook  kandidati për deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka thënë se data e 25 Prillit do të jetë dita  e tjetërsimit të vullnetit të qytetarëve shqiptarë dhe e manipulimit më të turpshëm që u është bërë ndonjëhere zgjedhjeve në vendin tonë.

Jaka thekson se në provat e bëra publike ka rezultuar që në Berat 19 veta kanë votuar 53 herë në disa kuti, ndërsa në Gjirokastër 12 të tjerë kanë votuar 70 herë. Dhe këtu lind pyetja  se çfarë ka ndodhur më 25 Prill në vendin tonë?

Dhe përgjigja po ashtu është shumë e thjesht, një njeri i vetëm, Edi Rama i ndihmuar nga bashkëpunëtorët e tij të heshtur është i vetmi që ka votuar në vendin tonë.

Votat e shqiptarëve që e duan vendin e tyre dhe që duan ta shpëtojnë atë nga e keqja që e ka zaptuar është tjetërsuar ose djegur.

Të gjithë duhet të ndërgjegjësohemi për masakrën e 25 Prillit, përndryshe heshtjen e sotme kemi për ta paguar shtrenjtë shumë nesër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here