Konflikti në Gaza/ Gjinovci: Diplomacia shqiptare më turpëron me qëndrimin e njëanshëm

0
104

I ftua në A Shoë me moderatorin Adi Krasta, aktivisti Rron Gjinovci ka folur për konfliktin Izrael – Palestinë.

Krasta: Palestina hapur ka mbrojtur Serbinë dhe ka qënë kundër themelimit të Kosovës si shtet dhe republikë. Ku ka humbur reciprociteti për çfarë mund të jesh i ndjeshëm për një popullatë që është shumë afër me armikun tënd?

Gjinovci: Nuk mendoj se autoritet palestineze përfaqësojnë popullin palestinez. Nuk mendoj se popujt në botë përfaqësohen me qeveritë e tyre. Si psh edhe mua nuk më përfaqëson qeveria ime në raport me qëndrimin që duhet të mbajë në raport me popullin palestinez. Un sot mendoj se Ministria e Jashtme e Kosovës dhe Shqipërisë më turpërojnë mua me qëndrimin e tyre të njëanshme në konfliktin izraelito-palestines. Për nje kosovar si un që në 1999 ka qënë refugjat, e kam përjetuar luftën në qytet dhe si refugjat për tre muaj në Moqedoni. I kam përjetuar bombardimet e Serbisë në Kosovë. Kur mendoj se un kam qënë 10 vjeç në 1999 dhe tani jam 33 vjeç dhe mendoj se po të mendoj se një moshatar i imi në Palestinë, të ketë kaq vite në luftë në krejt këto vite, për mua është e natyrshme të jem me Palestinën./ A.Z/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here