Manjani: Hajduti i më i madh i 25 prillit ishte Kodi Zgjedhor, Rama i fitoi para votimeve

0
148

I ftuar në Tempora nga Sonila Meço në RTV Ora, ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani u shpreh se këto ishin zgjedhjet më të pandershme ndonjëherë dhe fenomeni i rreshtimit total të shtetit kundër lirisë së zgjedhjeve

Manjani: Në rang vendi, leximi im është ky për leximin e këtyre zgjedhjeve, është se këto ishin zgjedhjet më të pandershme ndonjëherë dhe fenomeni i rreshtimit total të shtetit kundër lirisë së zgjedhjeve, ka qenë më i madh në këto 30 vite. Njerëzit kanë qenë të diktuar për të votuar.

Ne jemi futur me një ligj Zgjedhor të dhunshëm dhe jo konsensual. Ky ligj është hajduti më i madh i zgjedhjeve. Mjafton të mbledh 10 mijë vota dhe ka ndryshua rezultatin. Dëmi më i madh ka qenë formula elektorale që qeveria e bëri me përdhunë.

Rama është futur në zgjedhje sepse ka pasur i qetë në xhep 72 mandate. Këto nuk ishin zgjedhje. Ai i merr këto mandate me hile dhe formula dhe këto nuk janë zgjedhje të drejta. Vota janë blerë dhe janë shitur, por Rama i kishte të marra zgjedhjet para se të zhvilloheshin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here