Në një delkrata Ardit Çela tha se: Komisioni i Ankimit dhe Sanksioneve pranë KQZ, nëpërmjet vendimit të sotëm, vendosi përfundimisht të noterizojë masakrën zgjedhore të kryer në qarkun e Beratit, duke grabitur në tavolinë mandatin e LSI e duke tjetërsuar vullnetin e mijëra votuesve të cilët i rezistuan represionit të pushtetit të bërë njësh me krimin.
Po ashtu ai theksoi se nëpërmjet seancave live, u faktua botërisht pretendimi i LSI-së, nëpërmjet fakteve dhe provave, nëpërmjet procesverbaleve, nëpërmjet librave të protokollit të nënshkruar nga anëtarët socialistë, që në të paktën 24 qëndra votimi në qarkun e Beratit, rezultati është i pavlefshëm.
Nëpërmjet seancave live, u faktua botërisht vepra penale e adminsitratës së KQZ, të cilët futën duart në kutitë e votimit, duke futur dorazi në materialet zgjedhore, pikërisht ato prova të cilat u vërtetuan se nuk ekzistonin, e që vërtetonin masakrën zgjedhore dhe pavlefshmërinë e kutive.
Nëpërmjet seancave live, u faktua se kutitë janë mbushur. U vërtetua se zgjedhjet janë vjedhur.
KAS sot nuk shqyrtoi provat. Nuk shqyrtoi faktet. Nuk tregoi profesionalizem. Ato ishin evidente, ishin me qindra, ishin shumë kokëforte dhe vërtetonin të gjitha pretendimet e LSI. Qindra prova dhe faktet e pasqyruara nga LSI, akte zyrtare, procersverbale të QV, të Grupeve te Numërimit, të ZAZ, duhet të shqyrtoheshin me profesionalizëm, por ndodhi e kundërta. Anëtarët e KAS thjesht u tërhoqën për të marrë një kafë 47 minutëshe, e të marrin një vendim të parafabrikuar nga zyra e Partisë Socialiste, për të deformuar vullnetin e zgjedhësve.
Vendimmarrja politike e KAS, i konsideron kutitë me më shumë fletë votimi sesa votues, kuti me standarde të larta zgjedhore. Realisht ato janë kuti të mbushura.