E frikshme/ Punonjësi i policisë tenton të presë rrugën me makinë, mjeti me shpejtësi skëterrë vjen nga pas dhe e përplas, pamje nga aksidenti me 2 të rinj të vdekur

0
89

Kanë dalë pamjet e aksidentit të rëndë që ndodhi paraditen e djeshme në aksin rrugor Shkodër-Malësi e Madhe ku humbën jetën dy të rinjtë Serxho Kuka, 22 vjeç dhe Eglis Delaj, 20 vjeç.

Siç shihet dhe nga pamjet e marra nga një biznes në afërsi të vendit të aksidentit, makina që drejtohej nga punonjësi i policisë, 51-vjeçari me iniciale V.N, tenton të kthehet majtas dhe me shpejtësi të madhe vijnë të rinjtë që e godasin në pozicion të prirët.

Sipas policisë drejtuesi i automjetit “Mercedez” pasi ka humbur kontrollin e mjetit është përplasur me kolonën e një mur rrethues. Si pasojë e kësaj përplasje ka gjetur vdekjen e menjëhershme Serxho Kuka, dhe Eglis Delaj ndërroi jetë teksa po transportohej për në spital.

Mbrëmjen e djeshme SHÇBA ka njoftuar se ka arrestuar drejtuesin e mjetit ‘Mercedez Benz’, 19 vjeçarin me iniciale M.B, dhe drejtuesin e mjetit tip ‘Audi’, 51 vjeçarin me iniciale V.N me detyrë punonjës policie në Komisariatin e Policisë së Malësisë së Madhe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here