Instat/ Numri i vizitorëve është rritur me 6.3% në tremujorin e parë të këtij vitit

0
295

Vizitorët po kthehen. Edhe pse sërish nën kushtet e Covid 19 numri i tyre u rrit me 6.3% krahasuar me fillim vitin e 2020-ës.

Aktualisht numri i vizitorëve rezident është rritur me 10,1 % ndërsa numri i vizitorëve jo-rezident me 1,8 %.

Gjatë dimrit turistët shqiptarë dhe të huaj kanë preferuar të ndalojnë në rajonin e qendrës, në Tiranë dhe Elbasan por edhe veriu ka qenë një tjetër destinacion i pëlqyer.

Por teksa është rritur numri i vizitorëve ajo që vërehet është se pjesa më e madhe e tyre zgjedhin të qëndrojnë pak ditë në strukturat akomoduese.

Sipas raportimit në INSTAT thuhet se numri i netë-qëndrimeve gjatë tre mujorit të parë është ulur me 7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i netë-qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në Rajonin e Veriut ka shënuar rritjen më të lartë me 22,1 %, ndërsa në zonat jo bregdetare është rritur me 2,0 %.

Efektet negative të pandemisë së covid-19 janë ndjerë më tepër në sektorin e turizmit.
Por përmirësimi i situatës dhe lehtësimi i masave kufizuese pritet që të ripërtërijnë industrinë më fitimprurëse në Shqipëri gjatë sezonit turistik veror.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here