Klodiana Lala bën deklaratën e fortë: Grupet kriminale kanë diktuar njerëz që na përfaqësojnë sot në Parlament. Emërojnë drejtorë e shefa komisariatesh

0
432

Gazetarja Klodiana Lala ka deklaruar se grupet kriminale komandojnë gjithçka në vend. E ftuar në “Open”, Lala tha se në shumë qytete të vendit grupet kriminale kanë diktuar njerëz që na përfaqësojnë sot në Parlament, bëjnë transferime, bëjnë dhe emërime në fushatë.

Lala shtoi se grupet kriminale janë ato që ndërhyjnë në emërimin e drejtorëve dhe shefave të Komisariateve, duke mos përmendur emra konkretë.

“Në disa qytete të vendit grupet kriminale kanë diktuar njerëz që na përfaqësojnë sot në parlament, bëjnë transferime, bëjnë emërime në fushatë, ndërhyjnë në emërimin e drejtorëve dhe shefave të Komisariateve,”– tha Lala.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here