Ministria e Shëndetësisë: 24 raste të reja dhe 2 humbje jete në 24 orët e fundit

0
539

Dita e sotme ka regjistruar 24 raste të reja me Covid 19 nga 3051 testime, ndërkoh që raporthen dhe 2 humbje jetësh .

Në 24 orët e fundit janë shëruar 835 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 127,240 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale iu bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 3051 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 24 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Vlorë, Mirditë, Rrogozhinë, Tropojë, Kamëz, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Gramsh, Skrapar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here