Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të parë, zbulon emrin e veçantë të djalit

0
246

Moderatorja shqiptare, Xhesi Muçaj është bërë nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e ka bërë të ditur vetë ajo, përmes disa fotove të publikuara në Instagram.

Me një dedikim tepër prekës, Xhesi ka zbuluar dhe emrin e veçantë të të birit, të cilin ka vendosur ta quajë Neonick.

“Ti se ke idenë sesa shume të duam unë dhe babi jot, se ke iden sesa shumë njerëz janë gëzuar për ty dhe sesa shumë të duan. Dy gjyshërit e tu të kanë bekuar nga lart që ti të vije i shëndetshëm, i bukur dhe plot lumturi në jetën tonë. Te duam.”, ka shkruar Xhesi krahas fotove.

 

Kujtojmë që bukuroshja e bëri të ditur lajmin e shtazëninë në shkurt të vitit 2021 teksa pozoi përkrah partnerit.

“Nxora çunat e mi për xhiro sot”, shkroi Xhesi teksa tregonte barkun e rrumbullakosur./abcnews.al

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here