Shtyhen deri në 30 korrik masat antiCovid për hyrjen në Itali nga Shqipëria

0
257

Nga 16 maji deri në 30 korrik, hyrja në Itali nga Shqipëria u lejohet qytetarëve italianë, qytetarëve të BE dhe zonës Schengen dhe familjarëve të tyre, si dhe atyre që kanë leje qëndrimi afatgjatë dhe familjarëve të tyre.

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi sot se janë shtyrë datat për vlefshmërinë e masave për udhëtimet nga Shqipëria drejt Italisë.

“Duke filluar nga 16 maji deri në 30 korrik, hyrja në Itali nga Shqipëria u lejohet qytetarëve italianë/BE/Schengen dhe familjarëve të tyre, si dhe atyre që kanë leje qëndrimi afatgjatë dhe familjarëve të tyre”, bën të ditur MEPJ.

Gjithashtu, thekson MEPJ, “u lejohet hyrja dhe atyre që kanë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të provuar me kategoritë e mësipërme dhe duhet të shkojnë në vendbanimin e partnerit”. /ATA

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here