Suksesi bosh i vaksinave

0
144

Nga Klodian Tomorri

Ogerta e Shëndetësisë ka dy javë rresht që nxjerr atë foton ‘sot arritëm 600 mijë e pak vaksinime’. Rama ka ca kohë që nuk merret më hiç me këtë punë.

Fushata e vaksinimit të popullsisë është ngadalësuar në mënyrë të frikshme. Vaksinime të reja thuajse nuk ka më fare. Por edhe njerëzit që kanë bërë dozat e para dhe që u ka ardhur radha për dozat e dyta, po sorollaten dhe po kthehen mbrapsht. Këtë e kam të provuar vetë me familjarë të mitë.

Mjekët thonë se vaksina kineze në dozën e parë nuk mbron fare. Qindra mijëra të moshuar, të cilët kanë bërë dozën e parë të Coronavac-ut janë sërish të riskuar të infektohen me komplikacione njësoj si më parë.

Vendi po hyn në sezonin turistik dhe vaksinimi i shpejtë ishte shërbimi më i mirë që qeveria mund t’i bënte ekonomisë. Besimi është stimuli më i lirë dhe më efikas për ekonominë. Por tani që zgjedhjet mbaruan, vaksina nuk po ka më.

Sipas atyre që thotë vetë qeveria, sot Shqipëria ka imunizuar plotësisht përmes vaksinimit më pak se 10 për qind të popullsisë. Në botë ka shembuj të vendeve që kanë imunizuar me të dy dozat 30 e ndoshta 40 për qind të popullsisë dhe nuk po e ngadalësojnë dot infeksionin.

Fatmirësisht këtu kurba e infeksioneve ka rënë. A është imunizuar popullsia në mënyrë natyrale? Këtë duhet të na e thonë mjeket dhe do Zoti është kështu. Por një qeveri e përgjegjshme nuk luan bixhoz me shëndetin e popullatës dhe ekonominë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here