Ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë sqarimet e tij pasi Departamenti Amerikan i Shtetit e e shpalli si të padëshirueshëm.
Gjatë komunikimit me mediat, Berisha u pyet nga gazetari i ABC Juxhin Mustafaraj lidhur me akuzën e DASH se gjatë kohës që ka qenë në qeverisje ka influencuar aleatët e tij në procese gjyqësore.
Ish-kryeministri e mohoi një akuzë të tillë duke theksuar se pas ngjarjes së Gërdecit, Fatmir Mediut i është hequr imuniteti. Po ashtu, shton Berisha e njëjta gjë ka ndodhur edhe me aleatin tjetër të tij, Ilir Metën.
“Pas asnjë bazë Sali berisha është autor i heqjes së imuniteteve në këtë vend. Ish ministri Fatmir Mediu pas ndodhisë në Gërdec kemi votuar heqjen e imunitetit. Çfarë ndërhyrje qenka kjo. Çfarë ndërhyrje qenka për Ilir Metën kur ai dha vetë dorëheqjen dhe kërkoi hapjen e procesit dhe u gjykua. Cila është ndërhyrja këtu? Qeveria nuk është gjykatë, ka detyrë të heqë imunitetet dhe ndaj i jam drejtuar gjykatës,” tha Berisha.
I pyetur nëse duhet të ndihet në pozitë Partia Demokratike, pasi DASH e shpalli “non grata” themeluesin e saj, Berisha përgjigjet: “PD duhet të ndjejë në vështirësi nëse ky person nuk po i adresohet në një rast të jashtëzakonshëm një gjykate neutrale për të bërë drejtësi. Në qoftë se duam të bëjmë vetë prokurorin dhe gjykatësin kjo nuk pranohet”.