Berisha: Jam krenar që dola kundër copëzimit të Kosovës, Basha ka mbajtur qëndrimin e PD-së

0
164

Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një konference për shtyp sot deklaroi se është krenar që ka dalë kundër ndryshimin e kufijve dhe copëzimin e Kosovës.

Berisha tha se Basha ka shprehur qëndrimin e tij dhe atë të PD-së lidhur me figurën e tij dhe akuzat e SHBA-ve.

Berisha: Ka pasur një projekt për ndarjen e Kosovës apo ndryshimit të kufijve, që është një projekt ogurzi, unë jam krenar për qëndrimin që kam mbajtur, që të kualifikohesha si konpiracionist ndaj politikës së Jashtëm të SHBA-ve.

Unë gjithçka e kam bërë publike dhe ata dështuan në projektet e tyre. Nuk mund të hiqja dorë për një gjë të tillë se dëmtohej kombi shqiptar dhe rajoni. Zoti Basha ka shprehur qëndrimin e tij. Unë mendoj se PD-ja do të kishte një qëndrim dhe Basha këtë qëndrim ka shprehur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here