Edita Tahiri: Shkëlqimi kombëtar i Berishës është i paprekshëm…

Diplomatja dhe politikania e njohur kosovare, Edita Tahiri ka reaguar ndaj vendimit të Departamentit të Shtetit për të mos lejuar hyrjen në SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Edita Tahiri shkruan se Berisha do mbetet lider historik i kombit shqiptar.

“Shkëlqimi kombëtar i Sali Berishës është i paprekshëm. Ai mbetet një lider historik i kombit shqiptar sepse vuri kombin mbi të gjitha.

Udhëhoqi me vizion dhe vendosmëri drejt Shqipërisë demokratike dhe Euro-atlantike dhe aleancës strategjike me Amerikën, duke bërë kthesën historike nga komunizmi në demokraci.

Solli lirinë për popullin duke i dhanë fund totalitarizmit që kishte pllakosur Shqipërinë për dekada.

Por mbi të gjitha Sali Berisha mbrojti dhe avancoi interesat kombëtare duke i dhënë mbështetje gjysmës tjetër të kombit të mbetur padrejtësisht nën dominimet e huaja. Njohja e hershme e pavarësisë së Kosovës, dhe mbështetja e vazhdueshme për luftën tonë për liri e pavarësi ka qenë një shtyllë e fortë për neve udhëheqësit e pavarësisë së Kosovës.

Askush nuk mund ta cenojë atdhetarinë e Sali Berishës. Nuk ka lider pa gabime, por liderët që shkruajnë historinë e kombit mbeten në faqen e ndritshme të historisë!” shkruan Tahiri.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko