Deklaratë e fortë nga gazetari: Ruçit në vitin 2004 iu hoq “non grata” në SHBA brenda 24 orësh…

0
183

Gazetari Basir Çollaku në një postim në rrjetet sociale shkruan se kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi në vitin 2004 iu hoqë “non grata” në SHBA brenda 24 orësh.

Çollaku pyet sesi ia doli kryeministri i kohës Fatos Nano që të bindte DASH-in në tërheqjen e një vendimi të tillë, dhe ironizon me pretendimet e DASH se ka dosje në rastin e Berishës.

“Si u hoq brenda 24 oreve “non grata” nga DASH per Gramoz Ruçin ne vitin 2004?? Si i bindi Fatos Nano amerikanet te nderronin mendje kaq shpejt?!  Meqe DASH ka dosje…”, shkruan Çollaku në postimin e tij në rrjetet sociale.

Një pretendim të tillë, që një zyrtar i nivelit të lartë në PS ishte shpallur non grata në SHBA, e tha disa ditë më parë dhe diplomati Agim Nesho, por ai nuk e tha në emër se i njëjti person ishte kreu i Kuvendit të sotëm Gramoz Ruçi, i cili ka qenë ministër i brendshëm, kur u vranë katër të rinj në Shkodër.

“Para disa kohësh një zyrtari të lartë të Shqipërisë nuk i jep viza për në SHBA. Më thirri Nano e më tha o shkatërrohet PS-ja, o ti do na e zgjidhësh këtë. Kam qenë personalisht atje dhe kam bërë takimet.

Çova ftesë personale dhe ky personi non-grata u ul me motrën e Bush. Nga PS-ja në Kongresin Amerikan. Tani ështën ë pozicione të larta. Nuk dua të them emra, nuk merrem me njerëzit”, u shpreh Nesho.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here