Nga Erion Dasho.
Një nga institucionet shkencore më prestigjioze që merren me grumbullimin e informacionit shëndetësor dhe statistikat mjeksore në gjithë botën, vlerësime, parashikime dhe krahasime midis vendeve vlerëson se vdekshmëria nga COVID në Shqipëri është 528.9 vdekje për 100,000 banorë ose mbi 15,000 vdekje në total.
Ky vlerësim i IHME provon edhe në një këndvështrim tjetër, akoma më shkencor se thjesht statistikat e INSTAT-it, se menaxhimi i epidemisë së COVID-it në Shqipëri ka qenë katastrofik dhe me pasoja tragjike për shëndetin dhe jetën e shqiptarëve. Mjafton të mendosh se gjatë vitit të kaluar, 1 në çdo 2 persona të vdekur kanë humbur jetën nga COVID-i.
Nuk ka vaksinim elektoral me vaksina kineze që mund ta fshehë dhe ta mbulojë këtë dështim. Sa për informacion, vlera 528.9 vdekje për 100,000 banorë e rendit Shqipërinë në vendin e katërt në botë lidhur me këtë tregues.
Çdo koment është i tepërt…