Të shtëna me armë zjarri janë raportuar në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Pavarësia” të qytetit bregdetar, pranë pallatit të sportit “Flamurtari”.
Nga raportimet paraprake, dyshohet se ka persona të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri, por ende nuk dihet saktësisht numri i tyre.
Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.