Mirditë/ Abuzimi it ë miturës, Avokati i Popullit: Ka filluar hetimi administrativ, stop dhunës seksuale

0
140

Duke marrë shkas nga ngjarja e fundit, e abuzimit seksual ndaj një të miture në qytetin e Mirditës, Institucioni Avokatit të Popullit u kërkon organeve përgjegjëse të marrin masat e nevojshme, për trajtimin me profesionalizëm të çështjes, si dhe ofrimin e mbrojtjes dhe mbështetjes së duhur për të miturën, viktimë e këtij krimi makabër.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, thekson se mbrojtja nga çdo formë e dhunës, neglizhencës e abuzimit seksual dhe forcimi i shëndetit fizik e emocional të fëmijëve nuk është vetëm një komponent kyç i promovimit të të drejtave të tyre, por ka edhe përparësi të jashtëzakonshme.

Më tej thekson se abuzimi seksual ndaj një fëmije është një akt i dhunshëm përbuzjeje, dhe jo një shprehje e seksualitetit ose e dashurisë!

AP dhe KMPDF u bëjnë thirrje të gjithë aktorëve, pjesë e sistemit të integruar të mbrojtjes së fëmijës, se mbrojtja nga çdo formë e dhunës, neglizhencës e abuzimit seksual dhe forcimi i shëndetit fizik e emocional të fëmijëve nuk është vetëm një komponent kyç i promovimit të të drejtave të tyre, duke përfshirë interesin e tyre më të lartë, por ka edhe përparësi të jashtëzakonshme.

Edhe një herë, duke marrë shkas nga ngjarja e fundit, abuzimi seksual ndaj një të miture në qytetin e Mirditës, rast për të cilin, Avokati i Popullit ka filluar hetimin administrativ, institucioni i AP-së u kërkon organeve kompetente të marrin masat e nevojshme, për trajtimin me profesionalizëm, në një kohë të shpejtë të çështjes, si dhe ofrimin e mbrojtjes dhe mbështetjes së duhur për të miturën, viktimë e këtij krimi makabër.

Sjellim në vëmendje të autoriteteve, se zbatimi i rekomandimeve të adresuara nga Avokati i Popullit ndaj organeve të administratës shtetërore për këtë dukuri, në raste të tjera të ngjashme, përbën një detyrim kushtetues dhe ligjor.

Ajo, që këto rekomandime në thelb kanë synuar, ka të bëjë pikërisht me:

-krijimin e praktikave të qarta, efektive për trajtimin e dhunës seksuale te fëmijët dhe adoleshentët nga ana e të gjithë punonjësve të sistemit të mbrojtjes së fëmijëve dhe atyre që për shkak të profesionit vendosen në kontakt me ta

-krijimin e shërbimeve të specializuara për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe abuzimet seksuale, për të minimizuar sa më shumë të jetë e mundur këtë fenomen negativ

-forcimin e sistemit të monitorimit dhe vlerësimit të respektimit të të drejtave të fëmijëve

-trajtimin më të gjerë të temës së abuzimit/dhunës seksuale në programet mësimore (konkretisht të lëndës së edukatës seksuale) dhe, organizimin e fushatave ndërgjegjësuese dhe edukative me prindërit dhe anëtarët e komunitetit, për mbrojtjen e fëmijëve në interesin më të lartë të tyre.

Abuzimi seksual ndaj një fëmije është një akt i dhunshëm përbuzjeje, jo shprehje e seksualitetit ose e dashurisë.

STOP ABUZIMIT DHE DHUNËS SEKSUALE NDAJ FËMIJËVE!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here