Përfundon pjesa e parë mes Partizanit dhe Vllaznisë, java e parafundit për sezonin në Kategorinë Superiore.
Të dy skuadrat kishin raste të shumta për shënim por portierët treguan një nivel të lartë duke neutralizuar çdo gjuajtje në drejtim të portës. Kjo përballje cilësohet si një finale e vërtetë pasi Partizanit i duhet fitorja për të marshuar drejt titullit kampion, kurse Vllaznia synon Europën.
Presim pjesën e dytë për të mësuar rezultatin përfundimtar të takimit që po luhet në “Air Albania”.