Janë bërë plot dy javë nga pushimet në Montana të Ben Affleck dhe Jennifer Lopez që ndezën zhurmën për një rikthim të tyre pas shumë vitesh. Po tani çfarë? Asnjë nga dy aktorët nuk e ka konfirmuar ribashkimin, por fansat kanë akoma 100 pyetje për ta.
“People” konfirmoi se çifti ishin bashkë me pushime, ndërsa të tjera media nxorën deklarata të tilla si: Alex është i zhgënjyer. Këto fjalë u hodhën poshtë shumë shpejt.
Ama përsa i përket Ben dhe JLo ka dy opsione, ose gjithë zhurma qe e kotë, ose çifti e ka ndarë mendjen ta shijojë lidhjen në rehatinë e tyre. Një gjë është e sigurt, të dy aktorët janë shumë të zënë me punë dhe aktualisht ndodhen larg njëri-tjetrit.