Inter shpallet zyrtarisht kampion i Italisë, feston “scudeton’ me manita ndaj Udinezes

0
405

Inter është zyrtarisht kampione e Italisë për sezonin futbollistik 2020-2021. Zikaltërit mundën me rezultatin e thellë 5-1 skuadrën e Udineses në ndeshjen e fundit (java e 34-t).

Pjesa e parë përfundoi me një epërsi 2-0 falë golave ​​të shënuar nga Eriksen dhe Young. Ndërsa në të dytën zikaltërit e Antonio Conte-s realizuan edhe 3 herë të tjera, duke e kthyer ndeshjen e fundit në një festival të vërtetë golash.

Lautaro Martniez realizoi me penallti në minutën e 55-të, ndërsa Perisic shënoi në minutën e 64-t me një goditje spektakolare. Golin e fundit për Interin e realizoi Romelu Lukaku në të 71-tën, ndërsa atë të nderit për Udinesen e shënoi Roberto Pereyra në minutën e 79-të.

Zikaltrit ngrenë kështu trofeun duke u shpallur kampion  të Serisë A për herë të 19-të në historinë e klubit zikaltër.

VIDEO E NGRITJES SE TROFEUT: 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here