Themeluesi i Forumit të Crans Montana: Vendimi i Blinken për Berishën, i pazakontë…

0
244

Kryetari dhe Themeluesi i Forumit Crans Montana, ambasadori Jean-Paul Carteron ka reaguar në lidhje me vendimin e DASH për të ndaluar hyrjen në SHBA të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Carteron shkruan në Tëitter, se ky vendim i sekretarit Antony Blinken është sa brutal dhe i pazakontë

Ai shkruan se ky vendim ka surprizuar komunitetin politik që e njeh dhe e respekton Berishën prej 30 vitesh.

‘Vendosja në listën e zezë të @BerishaSali në mënyrë brutale dhe kaq të pazakontë nga

@SecBlinken, publikimi gjithashtu në llogarinë e tij personale në Twitter, ka suprizuar  komunitetin politik, veçanërisht ata që e kanë njohur dhe respektuar atë për më shumë se 30 vjet …’, shkruan kryetari dhe Themeluesi i Forumit Crans Montana, ambasadori Jean-Paul Carteron.

 

 

Pas këtij vendimi, ish-kryeministri Sali Berisha reagoi një ditë më pase ka vendosur të ndjekë këtë çështje në rrugë ligjore, dhe ka pajtuar avokatin francez, Jean-Yves Le Borgne, për të paditur në rrugë gjyqësore në Francë, Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken për veprimin e tij për shpalljen ‘non grata’.

Jean-Yves Le Borgne, 71 vjeç kryeson Shoqatën e Avokatëve Penalë të Francës dhe ka mbrojtur në gjykatat e këtij vendi shumë personalitete të larta politike si ish-kryetarin e Parisit Jean Tiberi, ish-drejtorin e kabinetit të Jacques Chirac dhe biznesmenë të mëdhenj si ish-bosin e Renault, sipërmarrësin Carlos Ghosn.

Ai konsiderohet politikisht në Francë si një golist me prirje nga e majta, dhe disa herë ka tentuar të hyjë në politikë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here